Rreth nesh
Kundër shpërdorimit të ushqimit, në mbështetje të komuniteteve.
Vizioni Ynë
Të bëhemi platforma e besuar ku çdo familje gjen gjithçka i nevojitet për tryezën dhe shtëpinë, me oferta të ndershme dhe partnerë të sigurt.
Kundër shpërdorimit të ushqimit, në mbështetje të komuniteteve.
Misioni ynë
Market Box, është një marketplace i krijuar për ta bërë ushqimin e përditshëm më të përballueshëm, për të reduktuar shpërdorimin dhe për të mbështetur bizneset lokale në të gjithë vendin.
Misioni ynë është i thjeshtë: të shpëtojmë ushqimin cilësor, të mbështesim marketet dhe bizneset e shitjes me pakicë të produkteve ushqimore, dhe ta bëjmë Shqipërinë më të qëndrueshme.
Vizioni ynë
Ne ëndërrojmë një Shqipëri ku “asnjë ushqim i mirë të mos shkojë dëm” dhe ku çdo familje të ketë akses në produkte cilësore me çmime të drejta.
Market Box është këtu për të ripërcaktuar mënyrën si e vlerësojmë ushqimin — duke ndihmuar njerëzit, duke mbështetur marketet lokale dhe duke mbrojtur mjedisin tonë.
Sepse ndikimi social për ne nuk është thjesht një objektiv.
Është identiteti ynë.
Çfarë bëjmë ne
Çdo ditë, marketet dhe dyqanet ushqimore në vend mbeten me produkte plotësisht të mira që nuk arrijnë të shiten. Në vend që të përfundojnë si mbetje, Market Box i ndihmon t’i bëjnë këto produkte të aksesueshme për konsumatorët me çmim të reduktuar.
Përmes platformës sonë, përdoruesit mund të “shpëtojnë”:
Produkte bulmeti dhe produkte marketi
Produkte të thata
Snacks, pije dhe shumë të tjera
Produkte të ngrira
Produkte mishi
Artikuj shtëpiakë
Të gjitha të paketuara në “Market Box”, të përballueshme, të sigurta dhe gjithmonë plot surpriza.
Si funksionon Market Box
Bizneset lokale publikojnë në platformën tonë produktet e pashitura.
Përdoruesit zgjedhin dhe rezervojnë në Market Box me çmim të zbritur.
I marrin produktet brenda orarit të përcaktuar nëpërmjet postës.
Kursejnë para duke shpëtuar ushqim!
Pse ka vlerë
Shpërdorimi i ushqimit është një sfidë në rritje në Shqipëri dhe në mbarë botën. Duke shpëtuar produktet që rrezikojnë të hidhen, Market Box ndihmon në:
Reduktimin e mbetjeve ushqimore në marketet lokale
Mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme shqiptare
Ofrimin e alternativave më të përballueshme ushqimi për familjet
Mbrojtjen e mjedisit duke ulur emetimet e CO₂
Çdo blerje bën diferencën.
Qëllimi ynë
Market Box synon të:
Shpëtojë miliona kilogramë ushqim që hidhet çdo vit
Mbështesë qindra biznese lokale në të gjithë vendin
Ndërtojë një komunitet të blerësve të qëndrueshëm
Edukojë publikun për reduktimin e ushqimit të shpërdoruar
Së bashku, po ndërtojmë një kulturë të re përgjegjësie dhe vlerësimi për ushqimin në Shqipëri.
Për bizneset
Ne ndihmojmë shitësit e marketeve, të dyqaneve, distributorët dhe furnizuesit e produkteve ushqimore:
Të reduktojnë mbetjet dhe kostot e asgjësimit
Të gjenerojnë të ardhura nga produktet e pashitura
Të shtojnë klientë të rinj dhe të forcojnë imazhin e tyre si biznese të qëndrueshme
Partneriteti me Market Box është i thjeshtë dhe me ndikim të madh.
Bashkohuni me ne
Ndiqni platformën Market Box dhe bëhuni pjesë e një komuniteti që shpëton ushqimin, kursen para dhe mbështet një të ardhme më të mirë.
Çdo blerje merr tjetër vlerë me Market Box.
| Product | SKU | Description | Collection | Availability | Product type | Other details |
|---|