Refund policy

Kthimi i Produkteve 

Klienti ka të drejtë të kthejë produktin, në rastin kur ai rezulton me difekt apo problem si rrjedhojë e fabrikimit/prodhimit, brenda një afati prej 14 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të produkteve të porositura.

Produkti duhet të kthehet në adresën e përcaktuar nga Market Box SHPK të publikuar në këtë faqe interneti. Produkti i kthyer duhet të jetë me paketimin dhe ambalazhimin e tij origjinal, i padëmtuar, i papërdorur dhe të shoqërohet me të gjithë aksesorët, dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike.

Produktet e kthyera të mangëta, të dëmtuara ose hapura nuk do të pranohen nga Market Box SHPK.

Në rast kthimi të justifikuar, Klientit i dërgohet produkti zëvendësues. Të gjitha shpenzimet e kthimit dhe dërgimit mbulohen nga Market Box ose shitësi i jashtëm, sipas rastit.