Terms of service

Ky dokument përfaqëson një marrëveshje të lidhur ndërmjet Market Box SHPK, e regjistruar pranë QKR me NIPT M52314025Q, me adresë Tiranë, Rruga e Barrikadave, Pallati i Firmës Rreli, kati i parë, Dyqani nr 2., dhe Klientit, i cili përfaqëson çdo subjekt që bën blerje në rrugë elektronike në platformën www.marketbox.al.

Kjo marrëveshje përcakton Termat dhe Kushtet (në vijim “Termat dhe Kushtet”) që shpjegojnë të drejtat dhe detyrimet e përdoruesve (në vijim “Klienti/Blerësi”) dhe Market Box SHPK (në vijim “Market Box/Shitësi” për produktet ushqimore që shiten drejtpërdrejt nga Market Box, ose “Platforma” kur porositë realizohen nga tregtarë të tretë).

Market Box ka të drejtë të ndryshojë dhe përditësojë në çdo kohë Termat dhe Kushtet. Ndryshimet publikohen në këtë faqe interneti dhe hyjnë në fuqi në momentin e publikimit. Ato nuk kanë fuqi prapavepruese.

Duke kryer një porosi në platformë, ju pranoni plotësisht Termat dhe Kushtet. Është përgjegjësia juaj t’i lexoni përpara çdo blerjeje. Nëse nuk jeni dakord, nuk duhet të përdorni shërbimet e kësaj platforme.

Market Box ka të drejtë të anulojë porosi ose të kufizojë aksesin e përdoruesve në rast të shkeljes së Termave dhe Kushteve ose për çfarëdo arsye tjetër të arsyeshme.

 

Kushtet e Blerjes

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshen 18 vjeç, me zotësi të plotë juridike për të vepruar.

 

Krijimi i Llogarisë

Market Box SHPK i jep mundësinë çdo përdoruesi të faqes, të krijojë një llogari në faqen e internetit: www.marketbox.al dhe të regjistrohet me të dhëna të sakta, në lidhje me identitetin dhe mënyrën e pagesës (të dhëna për karta debiti/krediti).

Me krijimin e një llogarie klienti vendos emrin e përdoruesit dhe fjalekalimin (password), të nevojshëm për të pasur akses në llogari. Është përgjegjësi e plotë e klientit të mbaje sekret dhe të mos zbulojë tek persona të tretë fjalekalimin (password).

Market Box SHPK nuk mban asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë e Klientit, me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tij kryhen porosi dhe blerje nga persona të tretë.

 

Produktet

Klienti informohet në platformë për karakteristikat kryesore, çmimin dhe disponueshmërinë e produkteve. Market Box dhe partnerët tregtarë mund të ndryshojnë, pezullojnë ose përfundojnë publikimin e produkteve pa paralajmërim.

Për produktet e shitura nga Market Box, kompania rezervon të drejtën e pronësisë deri në pagesën e plotë.

Për produktet e tregtarëve të tretë, Market Box vepron si platformë ndërmjetësuese dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e informacionit të ofruar nga shitësi i jashtëm.

 

Çmimi i Produkteve

Çdo produkt shoqërohet me çmimin e shitjes, i cili është çmimi me TVSH i produktit. Ky çmim nuk përfshin koston e transportit. Market Box SHPK ka te drejtë të ndryshojë çmimet në çdo kohë.

 

Kosto e Transportit

Kostoja e transportit varet nga shporta e porosisë, lokacioni dhe politika e shpërndarjes së secilit tregtar.

Klienti informohet për vlerën përfundimtare të transportit gjatë procesit të porosisë në platformën Market Box.

Klienti pranon se është plotësisht i informuar në lidhje me pagesën e kostos së transportit, vlerë e cila i shtohet çmimit të produkteve të porositura.

 

Kryerja e Porosisë

Klienti ekzekuton porosinë e tij nëpërmjet llogarisë të hapur në faqen e internetit: www.marketbox.al.

Klienti konfirmon blerjen dhe është i detyruar të vendosë të dhëna të vërteta dhe të sakta për procesimin e blerjes dhe dorëzimin e produkteve.

Market Box (dhe tregtarët e jashtëm kur aplikohet) rezervojnë të drejtën të refuzojnë një porosi për arsye të ndryshme (mungesë stoku, adresë e pasaktë, pamundësi dërgimi etj.). Në çdo rast, klienti njoftohet.

Market SHPK nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, vonesa apo moslejim i kryerjes së porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Market Box SHPK.

 

Pagesa

Klienti mund të kryejë pagesën për porosinë me një prej menyrave të pagesës të vena në dispozicion nga Market Box SHPK: pagesë në dorëzim ose pagesë me kartë debiti/krediti.

Në rast mospërmbushjeje të porosisë nga shitësi, Klienti informohet dhe mund të zgjedhë zëvendësim, zbritje të vlerës ose anulim.

Në rast pagesash me kartë, transaksioni kryhet në serverë të siguruar bankarë; Market Box nuk ruan të dhëna bankare të klientëve.

Të dhënat bankare të Klientit janë të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit. Ato nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të Market Box SHPK dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të Market Box SHPK.

Market Box SHPK nuk mban asnjë përgjegjësi nëse karta bankare, me të cilën kryhet nje pagesë në faqen e internetit www.marketbox.al eshte nje kartë e vjedhur apo e deklaruar e humbur, nëse banka përkatëse autorizon pagesën.