Privacy policy
Last updated: December 12, 2025
Siguria e të dhënave personale
Market Box SHPK ruan dhe përpunon të dhënat personale të përdoruesve që vizitojnë faqen e internetit të Market Box, në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Asnjë informacion që rezulton nga shërbimi nëpërmjet internetit nuk komunikohet ose shpërndahet pa bazë ligjore. Të dhënat personale të ofruara nga përdoruesit përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të shërbimit, për përpunimin e porosive ose për plotësimin e kërkesave të klientit.
Market Box garanton se pas dorëzimit të të dhënave në serverat e platformës, zbatohet një sistem sigurie me standard të lartë për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje me kërkesat e nenit 27 dhe 28 të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit korrekt të porosive të kryera përmes platformës www.marketbox.al, përmirësimi i cilësisë së shërbimit dhe komunikimi i informacioneve që lidhen me porositë e klientit.
Përpunimi i të dhënave personale për qëllime marketingu, dërgim materialesh promocionale ose informacione komerciale kërkon pëlqimin paraprak të klientit. Klienti ka të drejtë të refuzojë në çdo kohë marrjen e ofertave promocionale nga Market Box, duke çregjistruar adresën e tij të emailit nga lista e komunikimeve.
Të dhënat personale mbrohen nëpërmjet fjalëkalimit që klienti përdor për aksesimin e llogarisë dhe kryerjen e blerjeve. Klienti merr përsipër që fjalëkalimin ta mbajë gjithmonë konfidencial dhe të mos e ndajë me persona të tretë.
Klienti ka të drejtën e aksesit, korrigjimit, përditësimit, fshirjes ose kundërshtimit të përpunimit të të dhënave të tij personale. Këto të drejta mund të ushtrohen në çdo kohë duke kontaktuar Market Box përmes adresave të publikuara në faqen zyrtare.
Duke hyrë në këtë faqe interneti dhe duke përdorur shërbimet e Market Box, ju konfirmoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e parashikuara në këtë Politikë Privacy.